Plaçkitet filiali i bankës TEB në Çagllavicë, policia vihet në kërkim të dyshuarve (FOTO)

0

Është plaçkitur banka TEB në Prishtinë, vjedhën thasë me para.

Njoftimi i plotë i Policisë se Kosovë


“Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”.
Burime të televizionit tonë bëjnë të ditur se kjo plaçkitje ka ndodhur në filialën e bankës TEB pikërisht në Çagllavicë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjës mirëpo të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre” /RTV Fontana


FOTO:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRita Ora ka nevojë për ndihmën tonë: Votoni për të fituar në Brit Awards 2019
Artikulli tjetërNjë person gjendet i vdekur në parkun e Podujevës