Rita Ora ka nevojë për ndihmën tonë: Votoni për të fituar në Brit Awards 2019

0

Në Brit Awards nuk kanë mundur të mungojnë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare.

Rita Ora ka bërë të ditur se tashmë është nominuar në dy kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore britanike të muzikës.

Ajo ka bërë të ditur se ka gjasa të triumfon dy videokëngë në kategorinë si “Videoja më e mirë e Vitit”.

Këngëtarja jonë ka kërkuar ndihmën e fansave për t’ia arritur qëllimin, fitimin të dy çmimeve të çmuara muzikore

“Shumë e lumtur që jam nominuar për videon e vitit në Brits për ‘LYLM’ dhe ‘For You’ me Liam Payne! Nuk mund të fitojmë pa ju megjithatë! Postoni në Twitter me #BRITVIDRITAORA dhe #BRITVIDLIAMRITA çdo ditë për të votuar”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZhduket e mitura në Suharekë
Artikulli tjetërPlaçkitet filiali i bankës TEB në Çagllavicë, policia vihet në kërkim të dyshuarve (FOTO)