Qysh prej kohërave të lashta, kastravecët janë përdorur në kuzhinat indiane, por janë përdorur edhe në mjekësinë tradicionale.
Kjo për shkak se, në shtetet e nxehta si India, kastravecët e ofrojnë hidratimin dhe freskinë e nevojshme për trupin, transmeton Telegrafi.
Dhe, ky nuk është i vetmi përfitim që kastravecët na sjellin.
Më poshtë ju sjellim disa prej përfitimeve që na sjell konsumimi i kastravecëve.
Konsumimi i kastravecit na mbron nga sëmundjet neurologjike
Fisetini që gjendet te kastravecët është identifikuar për rolin që e ka në shëndet më të mirë të trurit. Kastravecët përmbajnë edhe fosfor, ndërkaq mungesa e tyre është e ndërlidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kognitive. Prandaj, konsumimi i kastravecit na mban trurin të mprehtë e të fokusuar.
Humbni peshë më shpejt
Përmbajtja e lartë e ujit në kastravec ndihmon që të ngopeni më shumë, prandaj e kontrolloni apetitin dhe kjo ndihmon në humbje të peshës.
Zvogëlohet rreziku i kancerit
Përbërësit që gjenden në kastravecë ndërlidhen me reduktim të rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit.
Përmirësohet sistemi i tretjes
Përmbajtja e fibrave dhe sasia e mirë e ujit që gjenden në kastravecë ndihmojnë në sistem më të mirë të tretjes.
Lëkura përmirësohet
Kastravecët e mbajnë trupin të hidratuar dhe kjo është gjë e mirë për lëkurën. Ata gjithashtu përmbajnë edhe vitaminë C, vitamina B dhe zink, e që të gjithë janë krucialë për lëkurë të mirë. /Telegrafi/