Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve në vazhdimësi lidhur me rastin e grabitjes së armatosur më 22 janar në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ka arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët ishin në arrati.
Pas marrjes së urdhëresës nga Gjykata dhe Prokuroria, njësiti rajonal i hetimeve DRP-Pejë me asistim të NJRSH-Pejë, sot është kryer bastisja në një banesë në Fushë Kosovë.
Pas arrestimit të dyshuarve dhe kontrollimit të banesës është gjetur edhe një sasi e narkotikëve dhe një pajisje për bluarjen e marihuanës.
Dy nga pesë të arrestuarit pas intervistimit nga hetuesit rajonal DRP-Pejë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar, ndërsa tre të tjerët janë ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Ndryshe, më 22 janar, në një parking të një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur grabitje e armatosur, ku personat e arrestuar kishin grabitur nga një person rreth tetë mijë euro, duke u larguar në drejtim të panjohur.