Persona të maskuar vjedhin një pikë të derivateve në Prishtinë

0

Një punëtor derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAvokati mashtron një femër në Prishtinë
Artikulli tjetërArrestohen 5 persona të dyshuar për grabitje me armë në Deçan