Aksident te mensa e studentëve në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes te semaforët e mensës së studentëve në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSot, mot i ftohtë dhe me reshje bore
Artikulli tjetërÇrregullime të motit, sot priten reshje shiu dhe bore