Agnesa Vuthaj për femrat: Meshkujt nuk janë më të mençur se ne, por janë vetëm më të privilegjuar

0

Agnesa Vuthaj vazhdon të mbetet një ndër modelet më të bukura shqiptare ani pse nuk e ushtron tash e sa kohë këtë profesion.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe këshilla të ndryshme për të gjithë.

Agnesa Vuthaj me dy fakultete

Agnesa Vuthaj me dy fakultete

Ajo së fundi ka pasur një bashkëbisedim me fansat teksa ka zgjedhur opsionin pyetje përgjigje në llogarinë personale në Instagram.

Në pyetjen e një fansi se çka nevojitet për të qenë e suksesshme në biznese, zeshkania është përgjigjur me sinqeritetin më të madh.

“Të qenit femër në biznes është shumë e vështirë sepse vazhdimisht paragjykohesh si femër, por me vetëbesim, përkushtim, pasion dhe punë mund të përballohet çdo sfidë”, ka pohuar istogasja.

Agnesa më tutje ka thënë se “Asnjëherë mos mendo që një mashkull mund të jetë më i zgjuar, aftë apo punëtor sesa një femër, thjeshtë meshkujt janë më të privilegjuar dhe nuk paragjykohen dhe kjo e fundit është përparësi e madhe e femrave”.

Ndryshe, Vuthaj ka zbuluar ndër të tjerash edhe se ka dy fakultete të përfunduara, por që nuk kanë të bëjnë me botën e bukurisë. /

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGripi sezonal bie nën pragun epidemik
Artikulli tjetërSerbia ka humbur 170 milionë euro nga taksa 100%