Njohësit e proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Behxhet Shala, kanë vlerësuar se çështja e taksës ndaj produkteve të Serbisë mund ta prishë koalicionin qeverisës.
Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se pozicionet e ndryshme të kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli lidhur me taksën kanë vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit.
Sipas tyre, pas prishjes së koalicionit mund të formohet qeveria e re, pjesë e së cilës mund të jenë edhe PSD-ja dhe LDK-ja.
Maliqi dhe Shala kanë parashikuar se formacionit të ri politik mund t’i paraprijë marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë.