Java filloi me mot pranveror, në fundjavë ftohtë, shi dhe borë

0

Ditët e para të javës do të karakterizohen me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave.
Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, ku mund të sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 1C, e ato maksimale nga 10C deri 13C, e ditën e premte pritet të zbresin në 6C.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAnalistët parashikojnë prishjen e koalicionit dhe krijimin e një qeverie të re
Artikulli tjetërVeseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”