Kërkohet paraburgim për shitësit e drogës

0

​Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e paraburgimit të pandehurve V.K., dhe D.S., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve, pasi më 6 shkurt të këtij viti, në magjistralen Pejë-Mitrovicë, në Serbodran të Istogut, po transportonin 26 kilogramë marihuanë me qëllim të shitjes

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKNK dënon rastin e dhunimit të një të miture në Drenas
Artikulli tjetërPërkujtohen Bajram Gashi, Ramë Aliu dhe Sali Rama