Këngëtarja e njohur, Dafina Rexhepi, vite më parë kishte debutuar fuqishëm në tregun muzikor, gjersa më pas për disa vite ishte larguar nga skena.
Ajo në vitin 2017 iu rikthye muzikës me disa projekte muzikore, të cilat u pritën ngrohtë nga publiku, dhe fansat e saj të dikurshëm.
Së fundmi, temë në media është bërë një fotografi e publikuar në InstaStory nga këngëtarja, ku shfaqej në veturë pranë një mashkulli.
Disa nga mediat raportuan se gabimisht se Dafina është rikthyer te ish-i dashur pas dy vitesh ndarje, por një gjë të tillë e ka mohuar vet këngëtarja.
“Jo nuk është e vërtetë, ai personi në foto është vëllai im, por nuk e di se si të tjerët kanë shkruar gabimisht informacione të tilla”, ka thënë Dafina Rexhepi shkurt për Telegrafin.