Shaqiri pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit

0

Gara për titullin e Premierligës do të fillojë përsëri këtë javë dhe Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar për ndeshjen e radhës të Liverpoolit.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm për ndeshjen kundër Leicester City, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Anfield, dhe në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë është emëruar Shaqiri, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për Liverpoolit, pasi që skuadra e Jurgen Kloppit synon ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon. Për ta bërë këtë gjë, ata duhet t’i marrin tre pikët nga kjo ndeshje që të mbeten shtatë pikë larg Manchester Cityt.

Shaqiri i ka bërë 18 paraqitje deri më tani në Premierligës. Në dhjetë prej tyre, ai ishte pjesë e formacionit të parë, ndërsa në tetë të tjera u aktivizua nga banka rezervë. Deri më tani, Shaqiri ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i asistojë dy të tjera në Premierligë.

Përderisa Jurgen Klopp do të mund të mbështetet në Shaqirin për këtë ndeshje, ai nuk do të ketë mundësi të luajë me formacionin e preferuar të tij në mbrojtje, pasi që mbrojtësit që zakonisht janë titullarë, si Virgil Van Dijk, janë të lënduar.
t

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakInteri e bllokon largimin e Perisicit drejt Arsenalit
Artikulli tjetërThaçi e publikon letrën që ia ka shkruar Trumpit: Jam i gatshëm të bëj kompromise me Serbinë