Donis Avdijaj është vlerësuar në mesin e 18 transferimeve që kanë lënë më së shumti mbresa në Eredivisie – ligën elitare holandeze – deri tani këtë sezon, pas paraqitjeve të tij të mrekullueshme për Willem II.
Anësori kosovar iu bashkua Willem II në gusht të vitit të kaluar nga gjiganti gjerman Schalke 04 si transfer i lirë, shkruan Gazeta Express.
Menjëherë pasi e veshi fanellën e klubit holandez, 22-vjeçari nisi t’u lërë mbresa tifozëve të Eredivisie. Në 15 paraqitje në ligë për Willem II, Avdijaj i ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
Në 19 ndeshje në përgjithësi në të gjitha garat deri tani këtë sezon, kosovari i ka regjistruar 8 gola dhe 6 asiste për Willem II.
Willem II është në gjysmëfinale të Kupës së Holandës pikërisht falë paraqitjeve të tij brilante.
Këto janë transferimet më mbresëlënëse në Eredivisie sipas mediave holandeze:
Willem II: Donis Avdijaj
ADO Den Haag: Giovanni Troupée
AZ: Albert Gudmundsson
Ajax: Dusan Tadic.
FC Emmen: Nicklas Pedersen
Excelsior: Jerdy Schouten
Feyenoord:Jordy Clasie
Fortuna Sittard: Mark Diemers
De Graafschap: Daryl van Mieghem
FC Groningen: Ritsu Doan
Heerenveen: Sam Lammers
Heracles: Adrián Dalmau
NAC Breda: Mikhail Rosheuvel
PEC Zëolle: Jaap Stam
PSV: Denzel Dumfries
FC Utrecht: Dick Advocaat
Vitesse: Martin Ödegaard / Matus Bero
VVV-Venlo: Tino-Sven Susic
t