Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë po shijon suksesin e nxjerrjes së albumit më të ri të titulluar “Phoenix” dhe ka filluar një turne të promovimit të saj.
Kjo ka bërë që biondina të jetë larg gjirit familjar dhe t’i mungojë shumë në veçanti nëna, Vera.
Kështu së paku mund të themi bazuar në llogarinë personale në Instagram vetë 28-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.
“Më mungon nëna ime. Kjo ishte një ditë e nxehtë me diell për pushime”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale.
Rita shihet në krah të nënës duke qarë pasi duket se është “djegur” trupi në saje të rrezitjes së tepërt gjatë pushimeve verore.
Rita kishte ‘flirtuar’ me David Beckham, disa muaj pas romancës me djalin e tij Brooklyn
Ndryshe, Ora së fundi ka qenë e përfolur për një aferë seksuale me David Beckhamin si dhe djalin e ish-futbollistit, Brooklynin Beckhamin.