Rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë një informatë se një 13 vjeçar dyshohet se ka varur veten.
Siç ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, një informatë të tillë Policia e ka marrë nga Spitali i Ferizajt.
Pas kësaj, siç ka thënë Gashi për Telegrafin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e duhura.
Kështu, ka shtuar ai, me urdhër të prokurorit, trupi i djaloshit është dërguar në obduksion.