Një kosovar vdes tragjikisht në vendin e punës në Itali

0

Një kosovar ka pësuar një aksident vdekjeprurës në Itali, teksa po punonte, të hënën, në një kantier detar.

Viktima, 60-vjeçar, është shtypur nga një kontejner i hekurt brenda një kantieri detar, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja tragjike, në Ortona, mësohet të ketë ndodhur pak para orës 14.00, dhe përkundër përpjekjeve, mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë punëtorin kosovar.

Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit dhe Rojën Bregdetare, po zhvillojnë hetime për të mësuar se si ka ndodhur aksidenti.

Gazeta Express ka mësuar se viktima ishte nga Dragashi, dhe quhej R.M.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPolicia jep detajet rreth varjës se 13-vjeçarit në Ferizaj,
Artikulli tjetër20 vjet nga sulmi ndaj KosovaPress-it dhe Kosovës së Lirë