Zyrtarizohet miqësorja Kosovë – Danimarkë

0

Miqësorja e Kosovës me Danimarkën konfirmohet nga federatat e të dyja vendeve dhe nga UEFA. Ajo do të zhvillohet më 21 mars në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes miqësore në mes Kosovës dhe Danimarkës. Ky takim do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Danimarkës, më 21 mars. Finalizimin e marrëveshjes së kësaj miqësoreje ndërmjet dy federatave e ka konfirmuar presidenti Agim Ademi. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vjen katër ditë para se “Dardanët” të nisin ciklin kualifikues për Euro 2020 kundër Bullgarisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Miqësoren e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit e Danimarkës, por edhe UEFA.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës në vitin 2019 pas një viti të plotë pa e pësuar asnjë humbje.
t

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakU mbajt dëgjim publik për autostradën e Dukagjinit
Artikulli tjetërSuarez arrin në Londër