Për ta krijuar të bukurën, Yllkës i duhet pak shpresë e shumë imagjinatë. Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin sytë e mendjes.
”Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edhe kartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”.
Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpeshherë të pa koordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj. “E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”, tregon ajo.
Yllkës nuk i mjaftoj kaq. Gjendjes së saj i ndihmojë tejet shumë edhe studimi i psikologjisë. “Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”, shprehet Yllka. /KultPlus.com