Vuçiq: Nuk ka marrëveshje duke pritur që Serbia ta njohë Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin e Bratisllavës, ku pjesë e panelit është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se duhet të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.

“Ne duhet të bëjmë diçka për të ardhmen tonë dhe nuk do të flas në emër të Beogradit sepse ne do të bëjmë çka do që është mundur të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Unë mendoj se situata është mjaft pesimiste por do të mundohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme që të mbajmë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të gjejmë një zgjidhje të mundshme”, tha Vuçiq në fjalën e tij në këtë forum.

Por ai tha se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet duke kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje dhe duhet të jetë në të cilën të dyja palët duhet në një far forme të përfitojnë, mirëpo jo ta njohim pavarësinë e Kosovës sepse kështu nuk funksionon”, tha presidenti serb.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHistorianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetërKFOR-i Italian viziton RTV Fontanën në Istog