Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, pasi një 24-vjeçar dyshohet se e ka vrarë vetën me armë zjarri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rasti është raportor në 19:35 në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri mashkull 24 vjeçar. Ne konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen, në vend të ngjarjes janë prokurori”,ka thënë Gashi.
Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes./Telegrafi/H