Aksidentohet Adem Grabovci, policia jep detajet

0

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është përfshirë në një aksident trafiku sot në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në dalje të autostradës të Gjurgjica dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Njësitet kompetente policore po e trajtojnë rastin”, ka theksuar Hoxha.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Grabovcit është stabile, dhe se janë shënuar vetëm dëme materiale.

Lajmin për aksidentin, e ka bërë të ditur edhe vet Grabovci, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Sonte kam pësuar një aksident të lehtë. Por, fal Zotit nuk ka të lënduar. Pra, jam shënosh e mirë. Faleminderit për interesimin dhe shqetësimin e treguar”, ka shkruar Grabovci. /Telegrafi./