U shkelën të drejtat e pacientëve me taksën 30 euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor

0

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë deklaron se Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës ka vërtetuar pretendimet e kësaj shoqate se Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut/pacientit me vendosjen e taksës prej 30 Euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor.

Shoqata bënë të ditur se më datë 06.11.2018 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i është drejtuar Avokatit e Popullit për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të Odës së Mjekëve për vendosjen e taksës 30 Euro për ankesa të pacientëve, nën pretendimin se një taksë e tillë është e kundërligjshme, cenon të drejtat bazë të pacientëve dhe nuk i kontribuon raporteve të mira mjek – pacient.

Ndërsa deklaron se më datë 06.03.2019 nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës kemi pranuar Rekomandim të cilin ky Institucion e ka bërë për Odën e Mjekëve të Kosovës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, pasi që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

“Ky rekomandim është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët/pacientët të cilët në të ardhmen do të ngrisin procedura disiplinore ndaj stafit mjekësor që vepron në kundërshtim me të drejtat e tyre dhe Kodin e Etikës Mjekësore”, shkruan Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK.

.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRifat Jashari: Të punojmë për avansimin e shtetit të Kosovës
Artikulli tjetërThaçi takoi kryediplomatin e Maltës, ia përmend aspiratat e Kosovës