U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit

0

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 13-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje morën pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale. 

Pika të rendit të ditës ishin: shpallja në diskutim publik e Planit Zhvillimor Komunal 2018 -2026 (PZHK), shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2018, shqyrtimi i Raportit të punës të Kryetarit për vitin 2018, shqyrtimi i Raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2018 si dhe shpallja në diskutim publik e Projekt Rregullores Komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba.

Vlenë te theksohet se mbledhja qe ishte e paraparë te mbahet ne ora 10.00 ishte shtyrë per ne oren 11.00 per shkak se stafi civil ishin ne grevë dhe me shumicë votash mbledhja u shtye per 1 orë më vonë .

Të gjitha këto pika të rëndit të ditës kaluan dhe u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFtesë per Homazhe te varri i Fadil Feratit
Artikulli tjetërShtyhet gjykimi ndaj Ukë Rugovës