U incizua duke marrë ryshfet, arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Salih Tahirin, vëllain e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot, më 07.10.2019, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Mitrovicës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Një veprim i tillë i Policisë së Kosovës vjen pas publikimit të një videoje nga mediat në Kosovë ku thuhet se shihej Salih Tahiri, duke disktuar për marrje ryshfeti. /Telegrafi/

KORRUPSION

Skandal korruptiv: Vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së incizohet duke marrë ryshfet për leje ndërtimore në Vushtrrihttps://indeksonline.net/skandal-korruptiv-vellai-i-xhafer-tahirit-te-ldk-se-incizohet-duke-marre-ryshfet-per-leje-ndertimore-ne-vushtrri-video/

Gepostet von IndeksOnline am Donnerstag, 3. Oktober 2019

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMoti, ulje e temperaturave
Artikulli tjetërVëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet e 6 tetorit demokratike, por jo edhe në vendet ku jetojnë serbët