Takohen Trump-Kim Jong-un, ky takim mbyllet pa marrëveshje

0

Shtëpia e Bardhë njoftoi se samiti ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

“Aktualisht nuk është arritur asnjë marrëveshje, por të dyja palët po shohin mundësinë e një takimi tjetër në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësja Sarah Sanders.

Gjatë takimi u krijuan pritshmëri se mund të arrihej një marrëveshje ne lidhje me çështjen e çarmatimit bërthamor.

Kjo pas deklaratave të vet liderit koreano-verior, Kim Jong-un, që tha se nuk do të takohej me presidentin Trump në rast se nuk do të ishin të gatshëm të diskutonin çështjen e çarmatimit bërthamor.

Më parë, Uashingtoni e kishte paralajmëruar Korenë e Veriut që të hiqte dorë nga armët bërthamore në rast se kërkon lehtësim të sanksioneve. /kp/Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShqipëri, lindi parakohe binjakë, vdes nëna dhe foshnja, dyshohet nga gripi i derrit
Artikulli tjetërMozzik i ka kushtuar këngë Hanës, vajzës së tij