SOT DITA E FUNDIT PËR DORËZIMIN E LISTAVE PËR DEPUTETË

0

Të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së deri në mesnatë.

Deri më tani, vetëm dy subjekte kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por sigurisht që gjatë ditës së sotme edhe partitë e tjera pritet të aplikojnë dhe të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Ndryshe, procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve më pas do të zgjasë deri më 10 shtator.

Afati për zëvendësimin e kandidatëve do të jetë nga 8 shtatori deri më 17 shtator.

Ndërsa, publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar do të bëhet deri më 10 shtator.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGjendet nje person pa shenja jete ne banesen e tijë
Artikulli tjetërMOTI SOT NË KOSOVË