Shkenctarët japonez shpikin ngjyrën që bllokon sinjalet Wi-Fi

0

Shkenctarët e Universitetit të Tokios kanë zhvilluar ngjyrë të veçantë që mund të bllokojë sinjalet ‘wireless’.

Duke përzierë grimcat e oksidit të hekurit në ngjyrë, hulumtuesit kanë shpikur ngjyrën që bllokon frekuencën e radios në spektra më të larta ku ndodhin Wi-Fi dhe komunikimet tjera më të larta të bandwidth.

Edhe pse shumica e teknologjive Wi-Fi funksionojnë në 2.4GHz dhe 5GHz, ngjyra speciale mund të bllokojë frekuencat deri në 100GHz, deklaruan hulumtuesit.

Një ngjyrë bllokimi prej 200GHz është në zhvillim e sipër.

Ja se si funksionon: grimcat metalike brenda ngjyrës rezonojnë në të njëjtën frekuencë si Wi-Fi dhe valët e tjera të radios, kështu që sinjalet nuk mund të kalojnë nëpër shtresën e hollë të pigmentit.

Në këtë mënyrë, krijohet një mur i sigurtë që ndalon sinjalet nga hyrja në shtëpi dhe nga muret e veshura me ngjyrë të veçantë.

Përdorimi për një produkt të tillë inovativ është tashmë i pranishëm. Teatrot kanë qenë të interesuar për një kohë për të gjetur një mënyrë ligjore për të bllokuar telefonat gjatë shfaqjeve. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakThemeluesi i WhatsApp, kërkon të mbyllni llogarinë në Facebook
Artikulli tjetërBebe Rexha: Ndonjë ditë jam e bukur, ndonjë ditë jam e shfrenuar