Në kuadër të festës së Fiter Bajramit ashtu si në çdo festë edhe kësaj radhe u shpërndan rreth 10 ton miell për familjët me astistencë sociale dhe mbi 300 familje i`u gëzuan këtyre ndihmave, të cilat u mundësuan fizikisht ng RTV Fontana dhe materialisht nga njerëz të vullnetit të mirë të cilët nuk hezituan dhe me aq sa patën mundësi kontribuan qe se paku në ditë festive të ndihemi të barabart.
Theksojmë se RTV Fontana qysh prej fillimit të punës se saj ka kontribuar maksimalisht në sferën e bamirësisë, gjithmonë falendërues ndaj atyre qe gjithmonë shprehin gatishmërinë për të kontribuar në aksione të tilla të bamirësisë./RTVFONTANA