PORTIERI ÇEK ZBULON PLANIN QË KISHTE RASHICA PËR TË – JA ÇFARË U MUNDUA TË MË BËNTE AI

0

Kosova dhe Çekia do të përballen me njëra tjetrën më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri.

Për të dyja Kombëtaret kjo sfidë është vendimtare, pasi fitorja e njërës apo tjetrës do të thotë shumë për vazhdimin e kampanjës kualifikuese në Euro 2020.

Milot Rashica është mungesa e madhe e Kosovës për këtë takim, ndërsa ylli vushtrrias është munduar ta ndihmoj jashtë fushës Kosovën.

Rashica luan së bashku me portierin e Çekisë, Jiri Pavlenka tek skuadra gjermane Werder Bremen.

Portieri çek ka folur për mediat e vendit të tij për raportin e tij me Milot Rashicën.

Pavlenka ka thënë duke qeshur se Miloti e ka ftuar në një festë në shtëpinë e tij, me qëllim që t’i humbas energjitë për ndeshjen me Kosovën.

“Rashica më ka ftuar në shtëpi për një festë të madhe. Kështu unë do të humbisja energji dhe nuk do ta isha në formë me Kosovën”, u shpreh Pavlenka duke qeshur.

Kosova dhe Çekia përballen në Fadil Vokrri të shtunën me fillim nga ora 15:00.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKËTA JANË KANDIDATËT E LDK-SË PËR DEPUTETË NGA PEJA
Artikulli tjetërE bujshme, Messi mund të largohet nga Barcelona