Pika shitëse mobile me pakicë në veriun e vendit

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë përmes një postimi në facebook ka njoftuar se kanë bërë organizimin e pikave shitëse mobile me pakicë në veriun e vendit.

Postimi i tij i plotë:

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me disa prej bizneseve më të mëdha të vendit që merren me shitjen e produkteve ushqimore, dhe në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi organizuar pika shitëse mobile me pakicë në veriun e vendit.

Tashmë skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar dhe Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të gjithë qytetarët pa dallim. 
Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës ka organizuar hapjen e pikave shitëse të përkohshme me pakicë në veriun e vendit.

Qëllimi i vetëm i këtij aksioni është ofrimi i të gjitha produkteve elementare banorëve të asaj ane. 
Sot iu kemi dhënë përgjigje të gjitha veprimeve politike të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne ndajmë bashkë si shoqëri!” është shprehur ministri Shala.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBageri godet për vdekje 12 vjeçarin nga Gjakova
Artikulli tjetërOpozita e gatshme që nesër të dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë