Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këto çaste në Prishtinë.
Në rrugën “Ahmet Dërguti”, persona të panjohur kanë therur dy të rinj.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë të cilët janë therur me thikë nga disa persona të panjohur, të cilët kanë dalë nga vetura e tyre dhe kanë kryer sulmin.
Gjendja e viktimave është në gjendje të rëndë, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu Indeksonline është në vendin e ngjarjes dhe sjellë imazhet dhe pamjet pas sulmit./Indeksonline/