Përdorimi i produkteve të Bylmetit

0

Që organizmi ynë te jetë i shëndetshëm, duhet t’i hamë gjërat e duhura në masa të duhura.

Shumë njerëz e dinë që produktet e bylmetit janë një burim i rëndësishëm ushqyes për fëmijët dhe adoleshentët në rritje. Këto produkte janë burime të mëdha të proteinave, kalciumit dhe vitaminave për njerëzit në të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë të rriturit, të moshuarit dhe atletët. Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale esenciale, duke përfshirë karbohidratet, proteina, kalcium, fosfor, kalium, vitamina A, D dhe B12.

Kalciumi, kaliumi dhe magneziumi – të gjitha mineralet që gjenden në ushqimet e qumështit – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e shtypjes së gjakut.

Proteina është e nevojshme për shumë funksione vitale në trupin tuaj, përfshirë rritjen dhe zhvillimin, rregullimin e qelizave dhe rregullimin e sistemit imunitar. Në bazë të disa hulumtimeve të fundit, kanë ardhur në konkludim se produktet e bylmetit siç janë qumështi, djathi, hirra dhe kosi përmbajnë një proteinë e cila është e dobishme për menaxhimin e diabetit  dhe mbajtjen e sheqerit në gjak, gjë e cila rezulton në një trup te shëndetshëm dhe në formë.

Në Meridian Express për të pestin vit me radhë organizohet kampanja Ditët e Bylmetit, ku gjatë kësaj jave ju mund të gjeni produkte të ndryshme të bylmetit në ofertë./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRihapën lokalin e lojërave të fatit, arrestohen pesë persona
Artikulli tjetërMeshkujt me mjekër janë partnerë më të mirë