Rihapën lokalin e lojërave të fatit, arrestohen pesë persona

0

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës dhe zyrtarët e ATK-së kanë mbyllur sërish një lokal të lojërave të fatit, pasi i njëjti ishte rihapur pas mbylljes së parë para disa ditësh.

Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit, i cili ndodhet afër rrethit të QMI-së, saktësisht tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan, përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente.

Me këtë rast janë arrestuar 5 meshkuj, prej tyre një punëtor dhe katër persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit.

Të dyshuarit e arrestuar janë A.Q. 37-vjeç, B.S. 54-vjeç, Xh.I. 40-vjeç, N.C. 40-vjeç dhe S.V. 38-vjeç.

Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKQZ nuk është e gatshme për zgjedhje
Artikulli tjetërPërdorimi i produkteve të Bylmetit