Pas aksionit në veri, Thaçi mbledh strukturat e sigurisë

0

Nga aksioni i cili është duke ndodhur në veri të Mitrovicës, një zyrtarë i policisë ka mbetur i plagosur i cili është duke u trajtuar në spitalin në jug të Mitrovicës.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur që në vizitë i ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ndërkaq, aksioni i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, rreth orës 5:00 në katër komunat veriore, është ende duke vazhduar ende.ASipas informacioneve të para, ky aksion lidhet me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për krim të organizuar.

“Forca të mëdha të policisë kanë ndërhyrë në katër komunat e Kosovës. Deri më tash pesë persona janë arrestuar”, ka thënë burimet për Telegrafin.

Ndërkaq, edhe sirenat që simbolizojnë situata të jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë lëshuar.

Edhe shkollat në veri nuk janë duke punuar sot, pasi prinddërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, gjithçka çfarë po ndodh
Artikulli tjetërAksioni në veri s’ka përfunduar, ja çfarë pritet të ndodh