Parada shqiptare – në Nju Jork 10 mije shqiptare kuq e zi per Çamërin

0

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 8 qershor në mesdrekë, u mbajt  në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture të vendeve të tyre.

Kjo, paradë për nga pjesëmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për të dhjetin vit me rradhë dalin në qendër të Nju Jorkut për disa orë duke kënduar dhe vallëzuar – kuq e zi.

Kete vit kjo parade shenoje edhe pjesëmarrjen me te madhe – rreth 10 mijë shqiptare nga zona e Tri-Shteshit – parakaluan mes këngëve e vallveve shqiptare ne rrugen e famshme Amerika ne Manhatan e cila ndodhet ne zemer te Nju Jujorkut.

Aty ku për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar sot në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, bene qe për disa qendra e Nju Jorkut te vishej  vetem kuq e zi .

Këtë vit Parada Shqiptare, për herë të dytë prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar,  zyrtarisht e ka marr organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, dhe zëvendes President Nick Beqi ne bashkepunim edhe me komuniettin shqiptar  zgjodhi të nderojë me kete Parade – Çamërinë , një iniciativë kjo që thanë ata për të bashkuar  komunitetin shqiptar, në një ditë si kjo në metropolin e botës – dedikuar Çamërise, dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidid mbi Shqiptarët e Çamërisë.

Parada përcoll një mesazh për bashkimin e Kombëtar të të gjithë Shqiptarve. 

Disa nga paradat e organizuara në keto 10 vite nga organizata e të rinjëve shqiptar në këto 10 vjet të krijimit të kësaj organizate shqiptare në SHBA janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017) : UÇK (2018), dhe kjo është  : Çamëria – 2019.

Gjatë kësaj parade pëvec fjalimeve, kryesore nga drejtuesi i kesaj Parade Marko Kepi, dhe Nik Beqi, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e  Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema.

Me pas në sheshin e Paradës nisen  këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri” – “Chameria is Albania” shqip dhe anglisht, dhe  :”Ne nuk kerkojme revanzh por kerkojme Drejtesi”.

Parada u organizua nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, por nji kontribut te madh ka dhënë edhe biznesmeni  Belul Qoku, si dhe me mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe dhanë donacione per ta bere sa me shume madheshtore kete parad.

Gazetari i Top Chanell nga Tirana Marin Mema – ishte zgjedhur të jetë “Grand Marrashll”  ndersa “Marshall Nderi” ishin I mbijetuari i Genocidit Çam: Sali Bollati- Miss Nju Jorku Florinda Kajtazi, ligjistatori David Tubio dhe udhëhuqësi i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Amerikë Xhozef Dioguardi I cili ishte dhe nji nga folesit kryesor të paradës! 

Ndërkohë, që të ftuar e nderit ishin:  Dritan Sejko – President i Shoqatës Patriotike Çamëria – Tiranë. Ilir Ademi – President i Organizates Çamëria – SHBA, dhe “Marshall Nderit” të gjithë të lindurit në Çamëri: Sali Bollati, Ahmet Giaffo, Bashkim Braho, Nikos Stylos, Gani Mezani, Justina Spiro & Nazo Veliu, lindur në Shqipëri nga prindër Çam.