Një person gjendet i vdekur në parkun e Podujevës

0

Një person është gjetur dje pa shenja jete në parkun e qytetit në komunën e Podujevës.

Viktima është mashkull F.E 57 vjeç. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në parkun e qytetit në Podujevë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policior janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast./Telegrafi 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPlaçkitet filiali i bankës TEB në Çagllavicë, policia vihet në kërkim të dyshuarve (FOTO)
Artikulli tjetërPolicia arreston zyrtarin e UP-së, që dyshohet se lëshonte certifikata false për marrjen e diplomës