Moti në Kosovë, priten reshje shiu dhe bore

0

Sot dhe të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin. Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat.

Minimalet parashihen 2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 6 deri në 13 gradë Celsius ditën e hënë.

Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Era do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDua Lipa shkruan historinë, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim “Grammy”
Artikulli tjetërGjendet pa shenja jete një person në Klinë