Milani nuk dorëzohet, e do me çdo kusht Demiralin

0

Milani po përpiqet të arrijë me çdo kush një marrëveshje me Juventusin për Merih Demiral, por negociatat janë të ndërlikuara.

Qendërmbrojtësi turk u bashkua me Bianconerët nga Sassuolo për 18 milionë euro këtë verë, por ka pasur sugjerime që mund të largohet nëse arrihet një fitim i mirë nga ai.

Juventusi tashmë ka Giorgio Chiellinin, Matthijs de Ligt, Leonardo Bonucci dhe Daniele Rugani si opsionet e qendrës, kështu që 21-vjeçari mund të ketë hapësira të pakta për të luajtur.Lexo po ashtu:

E bleu për 18 milionë euro para dy javësh, tash Juve kërkon 40 milionë euro nga Milani për Demiral

Milani, ndërkohë, ka humbur Cristian Zapatan dhe Mattia Caldara ende po shërohet nga lëndimi, kështu q janë të prirur për të bërë një lëvizje për Demiral.

Mediumi italian Gazzetta dello Sport konfirmon interesin e Rossonerëve për lojtarin, por paralajmëron se një marrëveshje do të jetë e vështirë.

Juventusi kërkon 35 milionë euro për Demiral, por Milani dëshiron ta marrë atë në huazim me opsion blerje. Kjo është më e komplikuar nga fakti që Zonja e Vjetër do të donte një kundër-opsion për ta sjellë atë përsëri në Torino.Lexo po ashtu:

Unitedi rivalizon Milanin për mbrojtësin Demiral

Unitedi rivalizon Milanin për mbrojtësin Demiral

Marrëdhëniet midis klubeve janë të shkëlqyera dhe bisedimet janë në vazhdim, por Juventusi beson në potencialin e Demiralit dhe nuk dëshiron ta lërë të shkojë pa pasur një mundësi për ta rikthyer atë.

Alternativa e Milanit është Dayot Upamecano, por RB Leipzig po kërkon 50 milionë euro, një çmim që do të ishte jashtë arritjeve të Rossonerëve.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPër të larguar gurët në veshka përdorëni këtë recetë me uthull molle
Artikulli tjetërTrajkoviq tregon “dy pasojat për Serbinë”, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt