MASHT deklarohet pas takimit me SBASHK-un rreth kompensimit të orëve të humbura

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është deklaruar pas takimit të përbashkët që kanë pasur me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, SBASHK-un dhe KMDLNJ, rreth arritjes së një marrëveshje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Gecaj, deklaroi për Telegrafin, se gjatë takimit të përbashkët që kanë pasur, kanë kërkuar që të zbatohet udhëzimi administrativ dhe të plotësohet plan programi për vitin shkollor.

“Dje kemi pasur një takim me Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku prezent kanë qenë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe KMDLNJ. MASHT ka kërkuar nga drejtorët e DKA-ve që të zbatojnë udhëzimin administrativ për normativin mësimor dhe të plotësojnë plan programin për vitin shkollor”, ka thënë Gecaj për Telegrafin.

Ai, tha që në takim me drejtorët e DKA-ve, ata janë shprehur një zëri për kompensimin e orëve të humbura, dhe se duhet sa më shpejtë të gjendet një formule për kompensimin e orëve të humbura.

“Drejtorët e DKA-ve, në mënyrë unanime u shprehën për kompensimin e orëve të humbura dhe si qëndrim i përbashkët u arrit që Drejtorët e DKA-ve, të angazhohen të zbatojnë U.A për plotësuar normativin mësimor duke bashkëpunuar me drejtor të Shkollave dhe me mësimdhënës në gjetjen e një formule sa më të mirë për të kompensuar ditët e humbura gjatë grevës”, u shpreh ai.

Në fund, Gecaj tha që presin nga DKA-të që të i përmbahen legjislacionit në fuqi dhe procesi mësimor të mos dëmtohet por të jetë në shërbim të nxënësve.

Kurse, dje SBASHK-u, ka braktisur takimin me MASHT-in dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku po diskutohej për kompensimin e orëve të humbura.

Pas takimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për Telegrafin, se qëndrojnë prapa kërkesë së tyre që koeficientet e mësuesve klasor të barazohen me koeficientet e mësimdhënësve 6-9, dhe vetëm pasi të ndodhë kjo, do të zëvendësohen orët e humbura në fund të vitit shkollor.

Ndaj SBASHK-ut, ka reaguar edhe KMDLNJ. Sipas tyre, SBASHK-u, nuk kishte asnjë arsye që ta lëshojnë takimin ku po diskutohej për kompensimin e orëve të humbura.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakIstog, hajnat nuk kursejnë as memorialin ‘Ibrahim Rugova’, vodhën kamerat sigurisë
Artikulli tjetërThirrje për protestë !