Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën.

0

Sot përfundon java e tretë e grevës së SBASHK-ut në arsim, të cilët po kërkojnë rritje pagash për mësimdhënësit.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës.

“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMozzik dhe Loredana Zefi vijnë si “Romeo & Juliet”
Artikulli tjetërArrestohen tre persona, konfiskohen tri armë