Ishte vetëm 28 vjeçar, francezi Pallard A. Pierre i cili kishte rënë duke luftuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.
Veprimtari Sali Rexhaj, ka publikuar një fotografi ku shihet qartë se francezi ishte rënë për lirinë e Kosovës.
Sipas Rexhajt, ishin edhe 60 aeroplan francez të cilët morrin pjesë në sulmet ajrore kundër Serbisë, ndërsa në Rambuje thekson se u vunë themelet e shtetit tonë, transmeton gazeta “Bota sot”.
Rexhaj thekson se, Nokola Sarkozi ishte presidenti i parë që paralajmëron se harta e Evropës do ta ketë edhe një shtet të ri.
Ja postimi i plotë:
Nje francez dha jeten me uniforme te UÇK-es ne lufte kunder forcave serbe per liri te Kosoves.
60 aeroplan francez moren pjese ne sulmet ajrore kunder Serbise, si dhe ne Rambuje u vune themelet e shtetit tone. Nikola Sarkozi, eshte presidenti i pare qe paralajmeroj se harta e Evropes do ta kete edhe nje shtet te ri, Kosoven.
Nje ndihme simbolike Frances per rindertimin e Katedrales Notre Dame eshte gjeja me e thjeshte dhe me normale qe duhet ta jap qeveria jone./Bota Sot