Kryetari Haki Rugova ka pritur sot në takim hendbollistet e klubit” Istogu” dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistët kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe fitueset e Kupës së Kosovë.
Kryetari Haki Rugova u shpreh se i gëzohet dhe mirëpret suksesin e klubit hendbollistik “Istogu”. “Jam krenar me klubin tuaj dhe sukseset që keni korrur, na keni bërë të ndihemi shumë krenar. Fal jush dhe angazhimit tuaj Klubi i Istogut do mbetet në histori për sukseset që ka arritur. Do jemi gjithmonë krah jush dhe sukseseve që ju korrni, me mundësitë tona çfarë keni do jemi gjithmonë në përkrahjen e juaj tha ndër të tjera kryetari Rugova.
Ndërsa trajneri Faruk Shala tha se ndjehet krenar me suksesin e hendbollistëve, Ai po ashtu njoftoi kryetarin Haki Rugova për suksesin e klubit të vajzave në Hendboll “Istogu” ku në edicionin 2018/2019 KHF Istogu ishte pjesë e 16 skuadrave me të mira të Evropës në kuadër të kupës “EHF Challenge Cup” duke u konfirmuar si njërin prej klubeve të vajzave me të mira në rajon.