Kufiri Mexico-Guatemala
69 milionë njerëz janë shënuar si refugjatë këtë vit – shifër që tejkalon edhe popullsinë e Britanisë, shkruan The Indepedent.
Luftërat, katastrofat natyrore dhe krizat politike kanë detyruar miliona fëmijë në mbarë botën të braktisin shtëpitë e tyre.
Vitin e kaluar, rreth 13 milionë fëmijë refugjatë u regjistruan si të pambrojtur – në rrezik për t’u përballur me dhunë, abuzim dhe shfrytëzime të tjera. UNICEF ka publikuar një seri fotosh për të shënuar Ditët Botërore të Refugjatëve.
Shifra e njerëzve që braktisin shtëpitë për shkak të konflikteve dhe përndjekjes ishte më e lartë se 70.8 milionë në vitin 2018, ndërsa këtë vit 69 milionë refugjatë – më shumë se popullsia e Britanisë.
Të dhënat e UNICEF-it tregojnë që ashpërsia e emergjencave me të cilat përballen të rinjtë refugjatë nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Në 4 mujorin e parë të vitit 2019 në Greqi, Itali, Bullgari, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 17.300 fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë nga rriturit. /kp/Telegrafi/
Kufiri Mexico-Guatemala
Ugandë
Fëmija sirian në Jordani
Kampi i refugjatëve të komunitetit Rohingya në Bangaldesh
Yulis Rivas, vajza 3 vjeçare nga Venezuela, refugjate në Kolumbi
Vajza e vogël me kukull e cila po qëndronte në tendën e saj në kampin e refugjatëve në Moria, në ishullin grek Lesbos
Fëmijët duke luajtur në rajonin Yumbe të Ugandës
Qindra fëmijë përreth kufirit Venezuelë-Kolumbi në orën 5:00 të mëngjesit presin autobusin për të shkuar në shkollë në qytetin Cucuta të Kolumbisë
Ayman, foshnja 11-ditëshe është vaksinuar në njërin nga klinikat e mbështetura nga UNICEF në kapin Azraq të Jordanisë
Sabirin Nur, nga Somalia e cila merret me volejboll Brenda një kampi në Etiopi
Fëmijët nga Sudani Jugor duke kërcyer e kënduar në njërin në kampin Bidibidi në Uganda
Khalid, 10 vjeçar, duke u vaksinuar në qytetin Tabqa të Raqqa
Fëmijë sirianë në Liban
Ditë e zakonshme në kapin e refugjatëve në Moria, Greqi
Kontrolli mjekësor në qendrën e shëndetit të mbështetur nga UNICEF në Kolumbi
Rumichaca, kufiri i Ecuadorit me Kolombinë
Pal Biel Jany, 15-vjeçari që dëshiron të bëhet president i ardhshëm i Sudanit Jugor. Ai ndjek shkollimin në kapin e refugjatëve Tierkidi në rajonin Gambella të Etiopisë
Refugjatët sirianë duke luajtur në Housh al Refka në Bekaa të Libanit
Foshnja 18-muajshe Thiago Patania duke fjetur nw kampin Rumichaca në kufirin e Ekuadorit me Kolumbinë
Kamerun