Kralani mbështet fuqishëm Bekë Berisha

0

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Bekë Berisha, ka takuar nga afër gjendjen që po përballen banorët e fshatit Kralan në Gjakovë.

Gjatë diskutimit me banorët e fshatit Kralan, Bekë Berisha i dëgjoi hallet dhe brengat e tyre të cilët kërkuan sa më shumë përkrahje në zgjidhjen e qështjes së punësimit, gjë e cila është problematika kryesore e banorëve të këtij fshati.

Problemet e paraqitura nga banorët ishin infrastrukturore si prania e ujrave të zeza dhe mungesa e rrymës elektrike në këtë vend.

Banorët e fshtatit Kralan vlersojnë sinqeritetin dhe afersinë me qytetarin që paraqet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e që njëkohësisht është edhe thelbi i programit elektoral të kësaj partie.

“Fitorja jonë në shërbim të qytetarëve, është qëllimi ynë i përbashkët, për tu treguar njerëzve se ne dimë të punojmë me vizion për të ardhmen, se ne dimë të ndërtojmë një Kosovë më ndryshe” ka thënë Bekë Berisha.

Për fund Bekë Berisha kërkoj ndihmën e të gjithë banorëve në tejkalimin e sfidave në të cilat gjendet sot Kosova. “Me ndihmën tuaj, une do punoj për ju, familjen dhe fshatin tuaj. Do të punojë për Kosovën” shtoj ai.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBekë Berisha merr përkrahje nga qytetarët e Pejës
Artikulli tjetërBekë Berisha në Vushtrri: Fokusi ynë siguria dhe zhvillimi ekonomik