Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot gjatë ditës kanë zhvilluar një takim.
Takimi është mbajtur në shtëpinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.
“Takimi ka ndodhur, për detaje tjera do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë shkurt Mustafa.
Për temat e diskutimit ende nuk dihet, mirëpo ky takim vjen disa ditë pas miratimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun.
Mustafa dhe Kurti, takime të ngjashme kanë zhvilluar edhe më herët./telegrafi