Isa Mustafa e pret në takim në shtëpinë e tij, Albin Kurtin

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot gjatë ditës kanë zhvilluar një takim.

Takimi është mbajtur në shtëpinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

“Takimi ka ndodhur, për detaje tjera do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë shkurt Mustafa.

Për temat e diskutimit ende nuk dihet, mirëpo ky takim vjen disa ditë pas miratimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun.

Mustafa dhe Kurti, takime të ngjashme kanë zhvilluar edhe më herët./telegrafi

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSHSKUK do të punësojë mbi 103 specialistë të pa punë, të profileve mjekësore
Artikulli tjetërAvokati mashtron një femër në Prishtinë