Inaugurimit të ambasadës së re Amerikane në Pishtinë

0

Sot në Prishtinë u inaugurua objekti i ri i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përurimi i ndërtesës së re të kësaj ambasade, mblodhi në Dragodan liderë të ndryshëm të vendit, për të cilët dhe SHBA-të kishin përgatitur protokollin e saj të ceremonisë së hapjes zyrtare të shtëpisë më të re, njofton Klan Kosova.

Megjithatë krahas renditjes që ishte bërë për mysafirët, kryeministrit Ramush Haradinaj nuk iu ishte ndarë një ulëse krah personaliteteve të larta politike siç ishte ajo e presidentit Hashim Thaçi pranë kongresistit Eliot Engel si dhe ambasadorit të SHBA-ve Philip Kosnett.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Haradinaj.jpg

Një vend të tillë e kishte zënë po ashtu kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili pati dhe fjalë rasti pas ndërkombëtarëve.

Ngjashëm ndodhi edhe tek momenti i prerjes së shiritit, ku veç Thaçit, Ahmetit, Engel e Kosnett, nuk u pa i pranishëm Haradinaj.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 65973060_2801786106558397_4951242202954072064_n-2.jpg

Sipas fotografive të publikuara, kryeministri Ramush Haradinaj përcolli tërë ngjarjen në këmbë prapa personaliteteve të tjera të larta politike të vendit të cilëve iu ishte rezervuar nga një vend i veçantë.Figurë

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 66340159_1245002418957503_5700221582400552960_n.jpg
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKamionit i shkon rruga ters(FOTO)
Artikulli tjetër29 vite nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës