Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë në aksident trafiku në bjeshkët e Istogut

0

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Istog.

Sipas njoftimit për media aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

“Ju informojmë se me datën 26.08.2019, rreth orës 07:00, Policia e Kosovës –Stacioni Policor në Istog është njoftuar se në bjeshkët e Istogut ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast 1 (një) person ka humbur jetën dhe 2 (dy) të tjerë janë lënduar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit për media me datë 25.08.2019, sipas të lënduarve 3 (tre) të rinjë kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe ne hyrje të vendit të quajtur ( Polane), për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësite nga Stacioni Policor Istog, menjëherë posa është pranuar lajmi kanë dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për ti tërhequr viktimat e aksidentuara nga humnera. Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes. Dy të lënduarit : E.M. 1995 ( vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGjuan me armë në aheng familjar
Artikulli tjetërShyqiri Bytyqi jep dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate