Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, duke folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës diku ka gabuar, por që nuk mund të fajësohet askush.
Ai në një lidhje direket në Klan Kosova ka theksuar se fitorja e LDK-së në Istog është bindëse.
“Sigurisht se sot kam ardhur me një vullnet më të fortë në zyrë të Komunës. Unë jam shumë i lumtur që në Istog është zhvilluar një proces i mirë – më i mirë se herët tjera. I vlerësoj sjelljet e partive politike, është treguar një sjelle e mirë”.
“Në bazë të vëzhguesve tonë, mbrëmë kemi fituar rreth 49 për-qind të votave. Unë kam thënë edhe më parë se LDK-ja do t’i fitojë mbi tetë mijë vota në Istog. Kjo fitore e LDK-së në Istog është bindëse”.
“Diku kemi gabuar dhe kjo është një çështje që duhet ta analizojmë. Vërtetë diku kemi dështuar dhe ky është rezultat i dështimit tonë. Nuk mund ta fajësojmë askënd”.