Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik

0
Mother taking care of her sick daughter

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 1 tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të dyshimta në grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë periudhës 7 janar- 13 janar janë raportuar 1.999 raste ILI dhe 273 raste ARI dhe 4 raste SARI.

Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 360 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 110 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 62 mostra është bërë subtipizimi 31 mostra Influencë A i takojnë subtipit AH1pdm09.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara me Influencë AH1N1. Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 9 raste me Dg. Bronchopneumonia bill. Dhe 3 raste me Dg.Status griposus.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGabimi më i shpeshtë që bëjnë nënat e reja kur vendosin fëmijën në gjumë
Artikulli tjetërE mitura nga Kaçaniku zhduket për herë të dytë, flet babai i saj